Politike

FOTO- Vangjel Dule në mbështetje të opozitës, i bashkohet protestës së PD

Ai është parë ditën e sotme në mes të turmës së protestueseve në tubimin e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

3 Mars 2023, 12:47 Nga A.B
FOTO- Vangjel Dule në mbështetje të opozitës, i bashkohet
Protesta

TIRANË- Protestës së opozitës i është bashkuar edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Ai është parë ditën e sotme në mes të turmës së protestueseve në tubimin e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Dule shpesh herë ka shprehur qëndrimet dhe opinionet e tij kundrejt qeverisë dhe kryeministrit Rama dhe duket se sot i është bashkuar qytetarëve që mbështesin opozitën.

Protesta e opozitës ka nisur ditën e sotme në orën 12:00. Përballë kryeministrisë, të rinjtë mbajnë pankartën 'Enough is Enough' (Mjaft është mjaft). Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij. 

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim./Dosja.al

protesta per mcgonigal vangjel dule

Sondazh

Poll