Politike

Fushata në Londër/ Safet Gjici mbërrin në kryeqytetin anglez: Çunat kuksianë i mirëpresim më 4 Mars

Pasi bëri njoftimin për 'kafen miqësore' me çunat kuksianë në Londër, Gjici ka fluturuar drejt kryeqytetit të Anglisë për takimin me ta.

2 Mars 2023, 22:19 Nga I.A
Fushata në Londër/ Safet Gjici mbërrin në kryeqytetin
Takimi i Safet Gjicit

LONDËR- Kryebashkiaku Safet Gjici ka shkuar në Londër për fushatë elektorale. Pasi bëri njoftimin për 'kafen miqësore' me çunat kuksianë në Londër, Gjici ka fluturuar drejt kryeqytetit të Anglisë për takimin me ta. Ai ka postuar foto nga takimet e bëra deri më tani, ndërkohë që ka bërë thirrje për takimin e madh më datë 4 Mars.    

Postimi i Plotë:

Kafe miqësore mes çunave kuksianë në Londër.
Takimet sapo filluan
Ju mirëpresim në takimin e madh më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG'HOTEL London Camden Lock.
Në adresën (location):
30 Jamestoën Road
Camden Toën
Në17BY
England

Praktikisht, politikanët, që ndër dekada kanë larguar shqiptarët nga vendi duke i detyruar që të largohen nga vendi, shkojnë edhe atje ku i kanë "degdisur" duke u kërkuar edhe vota. Sidomos në Kukës, ku të rinjtë thuajse janë larguar të gjithë në drejtim të Anglisë për shkak të pamundësisë për të zhvilluar një jetesë normale. Nga mediat britanike me ironi thuhet se Kukësi dhe Hasi janë "Londrat" e vogla. 

safet gjici

Sondazh

Poll