Politike

Rama dha 'llogari' për Charles McGonigal, Berisha i bën "SKANER": Ai mezi po rrinte në këmbë, s'po i kontrollonte dot lëvizjet

Kreu i demokratëve tha se kryeministri është i aftë të bëj çdo veprim për të mbrojtur pushtetin.

2 Mars 2023, 21:10 Nga k.m.
Rama dha 'llogari' për Charles McGonigal, Berisha i bën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur lidhur me mocionin me debat ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal”. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Opinion", Berisha i bëri skanerin kryeministrit Edi Rama, e tha se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI për të shkatërruar opozitën.

Kreu i demokratëve tha se kryeministri është i aftë të bëj çdo veprim për të mbrojtur pushtetin.

“Sot PD kishte një qëllim, të bënte transparencë të plotë të një skandali të shekullit të 21-të në rrafsh me opozitën. Si një nga aktet më të papërgjegjshme ndaj partnerit më kryesor, udhëheqësit të NATO-S, SHBA nga një kryeministër që ka detyrime të pa shlyera ndaj këtij vendi të madh. Krimi i tij anti-kushtetues, përpjekja për të shkatërruar opozitën, pagesa e një vrasësi me pages, McGonigal. Në sistematikisht kemo bërë publike , ritheksuar përsëri përdorimin e ministrave, të dërgimit në Vjenë të ministres së Drejtësisë, bashkëpunimit të grupit mahisur Rama-McGonigal,, Balla, Gjiknuri. Rama mohoi ato të cilat akuzohet rëndë duke vënë në dyshim vendimet e prokurorisë së SHBA. Ajo ishte apologjia e akteve të tij më të rënda de-facto… Prisja që Rama të mbyllte dosjen duke kërkuar të flaur shqiptarëve dhe të jepte dorëheqjen. Çdo kryeministër, zyrtar që ndodhet para një skandali të përmasave botërore, ka vetëm një rrugë, dorëheqjen. Ai është i aftë të ndërmarrë çdo akt, çdo veprim për të mbrojtur pushtetin e tij. Rama foli sot si një kufomë politike, nëse studion qëndrimin e tij, kur mezi mbahej në këmbë në katedër. Nuk ka probleme me shpinën ai, por ka problem se ka bërë suicid politik. Ai ka lëvizje të pakontrolluara, ai nuk është në agoni nga sëmundja, por nga trauma politike që ka bërë. E humbi kontrollin e lëvizjeve. Në çorbën e tij, ekziston edhe versioni i parave ruse, por mos harro se shumë herë më i rëndë është problemi i licensave ruse,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll