Politike

Tabaku pyetje Ramës: Çfarë marrëveshje ke nënshkruar me kompaninë Ernst & Young?

Pyetja e Tabakut ka ardhur, pasi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend tha se në një nga darkat në SHBA ishte së bashku me një përfaqësues të lartë të kësaj kompanie.

2 Mars 2023, 20:01 Nga I.A
Tabaku pyetje Ramës: Çfarë marrëveshje ke nënshkruar
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka treguar një dokument gjatë seancës së sotme plenare dhe ka kërkuar informacion në lidhje me kompaninë e huaj “Ernst & Young”. Kjo pasi sipas Tabakut, qeveria ka një marrëveshje sekrete më të. 

Pyetja e Tabakut ka ardhur, pasi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend tha se në një nga darkat në SHBA ishte së bashku me një përfaqësues të lartë të kësaj kompanie. Pas kësaj, Tabaku ka deklaruar se çfarë donte Rama me këtë funksionar të lartë të kësaj kompanie. Kjo pyetje e Tabakut është bërë pasi disa muaj më parë ajo kishte kërkuar informacione që të zbulohej marrëveshja me këtë kompani.

Tabaku pyetje Ramës: Çfarë marrëveshje ke nënshkruar
Shkresa

jorida tabaku seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll