Politike

Etilda Gjonaj i përgjigjet Berishës: Nuk kam qenë kurrë në Vjenë me mision të posaçëm!

Duke folur nga foltorja e parlamentit, Gjoni është shprehur se në Austri ka shkruar me ftesë të autoriteteve austriake në kohën kur ka qenë Ministre e Drejtësisë. 

2 Mars 2023, 19:40 Nga I.A
Etilda Gjonaj i përgjigjet Berishës: Nuk kam qenë kurrë
Etilda Gjonaj

TIRANË- Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka deklaruar se nuk ka shkuar asnjëherë në Vjenë me mision të posaçëm, siç akuzohet nga opozita për çështjen McGonigal. Duke folur nga foltorja e parlamentit, Gjoni është shprehur se në Austri ka shkruar me ftesë të autoriteteve austriake në kohën kur ka qenë Ministre e Drejtësisë. 

“Me përgjegjësinë time politike dhe institucionale, deklaroj se unë kurrë nuk kam qenë në një mision të posaçëm në Vjenë, përveçse vizitave zyrtare me ftesë të autoriteteve austriake. Ndihem e keqardhur që raporte të tilla midis dy shteteve, të vendosura tashmë në një nivel shumë të lartë bashkëpunimi, të bëhen pis për interesa të tilla të ulëta politike”, tha Gjonaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar disa ditë më parë detaje për lidhjet me Charles McGonigal. Në fjalën e tij në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama angazhoi ish-agjentin e FBI-së për hetimin që sipas tij donte të kryente qeveria për atentatin ndaj Tom Doshit në 2017-ën. Berisha u shpreh se Rama dërgoi ish-ministren e atërhershme të Drejtësisë Etilda Gjonaj të shkonte në Vjenë për hetimin.

etilda gjonaj seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll