Politike

Tragjedia me 57 të vdekur në Greqi, mes tyre dhe shqiptarë, Rama shpall ditë zie kombëtare 5 marsin: Humbje e madhe!

Disa prej tyre janë identifikuar po ka edhe të zhdukur që pritet të identifikohen me ADN nga familjarët e tyre.

2 Mars 2023, 19:47 Nga k.m.
Tragjedia me 57 të vdekur në Greqi, mes tyre dhe shqiptarë, Rama
Edi Rama

TIRANË- 5 marsi, dita e diel do të jetë ditë zie në Shqipëri në nder të viktimave që shkaktoi aksidenti hekurudhor në Greqi, ku deri më tani janë shënuar 57 viktima dhe dhjetra të zhdukur. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Nga raportimi i fundit, deri në këto momente nga aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi kanë humbur jetën 57 persona, mes të cilëve ka edhe shqiptarë që jetojnë në Greqi. Disa prej tyre janë identifikuar po ka edhe të zhdukur që pritet të identifikohen me ADN nga familjarët e tyre.

"Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize,"-shkruan Edi Rama. 

Tragjedia me 57 të vdekur në Greqi, mes tyre dhe shqiptarë, Rama

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll