Politike

Kryetari i PD: McGonigal u thoshte të tjerëve se jam lobisti i Sali Berishës

Sali Berisha tha se McGonigal u kërkonte para personave të shpallur non grata për t’u hequr sanksionet.

2 Mars 2023, 21:45 Nga k.m.
Kryetari i PD: McGonigal u thoshte të tjerëve se jam lobisti i Sali
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me mënyrën se si vepronte sipas tij, ish-zyrtari i FBI-s, McGonigal për të përfituar para nga biznesmenët. Gjatë një lidhje live me emisionin “Opinion”, Berisha tha se McGonigal u kërkonte para personave të shpallur non grata për t’u hequr sanksionet. E po ashtu, shtoi se McGonigal u ka deklaruar personave të tjerë që është dhe lobisti i Sali Berishës.

“Ka vepruar në mënyra të shëmtuara.  Së pari, këta merrnin, McGonigal merrte formë të personave të shpallur “non grata” nga Thesari apo institucione të tjera dhe fshinte emrin e personit dhe ua servirte biznesmenin ja ku je ti dhe se së shpejti do e marrësh vesh dhe se duhet të japësh kaq dhe aq për të shpëtuar. Të tjerëve u shkonte, u thoshte se unë jam lobisti i Sali Berishës dhe se po loboj dhe e kam afër. Prandaj ne insistojmë në komisionin  hetimor parlamentar,”-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll