Politike

Nesër Gjykata vendos për "fatin" e PD, Berisha: S'kam ndërmend që të bëj presion ndaj gjykatësve, të gjitha i kemi me Edi Ramën!

Sali Berisha se nuk ka ndër mend të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatësve, por paralajmëroi për revolucion.

2 Mars 2023, 21:20 Nga k.m.
Nesër Gjykata vendos për "fatin" e PD, Berisha: S'kam
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka dhënë shumë komente lidhur me protestën e nesërme që do të mbahet në të njëjtën ditë që Gjykata e Tiranës do të vendosë lidhur me fatin e zgjedhjeve të 14 majit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Berisha se nuk ka ndër mend të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatësve, por paralajmëroi për revolucion.

"Nuk më shkon dhe nuk kam ndërmend që të bëj presion ndaj gjykatësve, nuk bëj asnjë koment, kam bindjen se në asnjë komb, ai që nuk është palë nuk mund të legjitimohet. Unë më tutje, nuk kam asnjë supozim për vendimin e gjykatësve. Gjithçka e kemi me Edi Ramën, jo më gjykatën. Kështu mendonte dhe Ramiz Alia por nuk shkoi ashtu, ky është revolucion që synon të përmbysë një monizëm. Protesta është forcë, komunikim dhe sakrificë. Nuk jam dakord, ne jemi të përcaktuar, revolucioni ynë është paqësor, e kam theksuar. Revolucionin, zgjedhjet janë shtyllë paqësore. E bën pakica por e firmos shumicë me votën e lirë. Revolucioni synon fitoren,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll