Politike

ME VIDEO: Balla largohet nga emisioni sapo hyn Noka, demokrati: Mashtruesi, s'do të përballet me të vërtetën

Pikërisht në këtë moment, Balla u largua nga lidhja live jashtë Kuvendit, gjest për të cilin, Noka tha ai nuk donte të përballej me të vërtetën.

2 Mars 2023, 21:57 Nga k.m.
ME VIDEO: Balla largohet nga emisioni sapo hyn Noka, demokrati: Mashtruesi,
Momenti me video

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla braktisi lidhjen direkte kur kuptoi që në linjë u fut edhe kolegu i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Të dy, me anë të një lidhjeje direkte për emisioni "Top Story", teksa po fliste për paratë ruse në partitë opozitare, kur ndërhyri deputeti Flamur Noka. Balla tha se Putini ka paguar para për të minuar demokracinë në shumë vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ndërsa Noka e quajti atë mashtrues. Pikërisht në këtë moment, Balla u largua nga lidhja live jashtë Kuvendit, gjest për të cilin, Noka tha ai nuk donte të përballej me të vërtetën.

REPLIKAT MES TYRE:

Taulant Balla: Partitë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi apo vende të tjera janë përfituese e një fondi 300 milionë dollarë që Kremlini ka shpërndarë për parti të caktuara në përpjekje për minimin e demokracisë. Më lejoni të bëj konkluzionin. Kemi Putinin në një krahë që ka paguar para për të minuar demokracitë në vendet si Shqipëria, ndërkohë që kemi këtu Sali Berishën i shpallur Non-Grata nga SHBA pikërisht për minimin e demokracisë. I kë në gjumë këta (opozitën).

Flamur Noka: E ndoqa nga fillimi deri në fund. Në politikë të jesh mashtrues, të gënjesh nga mëngjesi në darkë…

Taulant Balla: Zonja Duma unë nuk marr pjesë në debat me ata që shkojnë mbrapa…më duhet të kthehem në sallën e Kuvendit për të vijuar punën. Personi duhet të jetë në gjumë. Mirupafshim!”

Flamur Noka: Ikën ai. E di pse iku ai, se gënjeu dhe tani do përballet me të vërtetën. A e patë ju sot si erdhi Edi Rama pas një muaji presioni nga ana e opozitës. Erdhi dhe çfarë. Do jepte përgjigje, do zhvillonte seancën me debat, po kur qenka kaq i pafajshëm pse ishte sot i zverdhur me hije vdekje dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetje që kishim bërë në deputetët e opozitës?

taulant balla flamur noka

Sondazh

Poll