Politike

Vasili: Amerika është ngritur në këmbë për McGonigal, këtu drejtësia nuk dihet ku është

Vasili nga Kuvendi ka deklaruar se SHBA është ngritur në këmbë për një ish-zyrtar, ndërsa këtu përmendet kryeministri dhe nuk ngrihet as gishti.

2 Mars 2023, 19:28 Nga I.A
Vasili: Amerika është ngritur në këmbë për
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i opozitës Petrit Vasili ka krahasuar drejtësinë amerikane dhe shqiptare në lidhje me çështjen 'McGonigal'. Vasili nga Kuvendi ka deklaruar se SHBA është ngritur në këmbë për një ish-zyrtar, ndërsa këtu përmendet kryeministri dhe nuk ngrihet as gishti.

“A kemi drejtësi të reformuar? Në letra e kemi. Sot drejtësia është pa gojë, pa sy, vesh dhe pa dorë që të shkruajë. Është shkundur Amerika për një drejtor, këtu kemi në thes kryeministrin dhe nuk ngrihet gishti. Kryeministri është shumë i qetë. Këtu nuk lëviz asgjë. Lëviz për arkën e sardeleve, por jo për këtë. Paçi stomak e mbroheni. Organet e sigurisë ku janë? U shqetësuan ndopak? Për çfarë paguhen për sigurinë? Për të dalë në foto”, tha Vasili.

 

petrit vasili seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll