Politike

Masakra e Paskuqanit, Manja: Vrasësi ka qenë për 16 vite komisioner i Berishës nëpër burgje

Manja tha se çështja e 'McGonigal' nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe as me Ramën.

2 Mars 2023, 14:29 Nga A.B
Masakra e Paskuqanit, Manja: Vrasësi ka qenë për 16 vite
Ulsi Manja

TIRANË- Masakra e Paskuqanit u përmend më shumë se një herë në seancën e sotme plenare. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se opozita përdor çdo ngjarje të rëndë për politikë, sepse nuk u intereson jeta e shqiptarëve. Teksa ironizoi sesi e kishte përshkruar Sali Berisha vrasësin serial, Dan Hurtën (patronazhist), Manja tha se në fakt Dan Hurta paska qenë komisioner i Berishës për 16 vite në burgje.

“Unë bashkohem me dhimbjen e viktimave të djeshme të atij krimi makabër. Po ju edhe aot i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme se s’u interesojnë jetët e shqiptarëve. Madje Saliu këtu, edhe autorin e atij krimi e quajti pa pikë turpi patronazhist. Kur gjithë e dinë që për 16 vite në burgje ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto po ju s’keni nga t’i dini.”- thotë Manja.

Manja, deklaroi se në ditët në vijim do të zbulohen lidhjet e opozitës me Agron Nezën. Nga salla e Kuvendit, Manja tha se çështja e 'McGonigal' nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe as me Ramën. 

“Debat shterpë, s’ka lidhje me Shqipërinë. Na ka mallkuar Haxhi Qamili, këtë se di po.. Humbje më të madhe kohe se ky debati që po bëjmë sot nuk ka. E para njëherë ajo ngjarje s’ka lidhje me Shqipërinë, as me Ramën, me asgjë. McGonigal ka një akuzë, që lidhet me sjelljen e një agjenti në raport me ligjin amerikan. Se nëse do ishte ashtu siç thoni ju do ishte në burg jo nën hetim në gjendje të lirë. Duroni se do t’i dalin pak më vonë kur të mbarojë procesi në Amerikë, lidhjet tuaja me personin A. Shpejt do të dalin, lidhjet e Revolucionit. Kjo çështje është e Amerikës jo e Shqipërisë. Pse s’keni përmendur Rusinë me Nik Muzinin? Por duroni, se kam dëgjuar ta përmendni këtë por sulmoni SHBA dhe ambasadoren... As ju s’i besoni këto që thoni por ua do puna. Ne jemi mandatuar të jemi në pushtet deri në 2030, të ndeshemi në 14 maj.”- thotë Manja.

ulsi manja seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll