Politike

Vendimi i Gjykatës për vulën e PD, Berisha: Unë kam besim, vetëm Blerina Muçi mund të bëjë palë atë që s'është palë

Berisha tha se protesta që do të zhvillohet nesër nuk ka aspak lidhje me vendimin e gjykatës.

2 Mars 2023, 12:38 Nga F.M
Vendimi i Gjykatës për vulën e PD, Berisha: Unë kam besim,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk mund të gjykojë vendimin që do të marrë Gjykata për vulën e Partisë Demokratike. Teksa fliste jashtë Kuvendit, Berisha tha se protesta që do të zhvillohet nesër nuk ka aspak lidhje me vendimin e gjykatës. Ai përmendi një nga gjyqtaret e trupës gjykueses, Blerina Muça, duke shtuar se vetëm ajo mund ta bënte palë atë që s'është palë, referuar pranimit të ankimimit nga grupimi i deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj. 

Pjesë e deklaratës së Berishës: 

Vendimi që do të marrë gjykata nesër se kujt i takon vula e Partisë Demokratike nuk ka lidhje me protestën që pritet të mbahet më 3 mars. Nuk ka asnjë lidhje. Unë nuk mund të paragjykoj një vendim i cili nuk egziston. Nuk egziston asnjë bazë ligjore për të shpallur palë atë që s'është palë. Unë kam besim. Askush s'e bën palë atë që sështë palë. Vetëm gjyqtarja Blerina Muçi e bën këtë.

sali berisha seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll