Politike

Një tjetër non-grata, Berisha nuk komenton deklaratën e Ramës: S'ka rëndësi ç'thotë ai

Kreu i PD-së foli për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe tha se atë që u ka bërë Rama Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund ta bënte vetëm Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

2 Mars 2023, 12:37 Nga F.M
Një tjetër non-grata, Berisha nuk komenton deklaratën e
Sali Berisha

TIRANË- Për kryedemokratin Sali Berisha nuk ka shumë rëndësi se çfarë thotë kryministri Edi Rama për personat e tjerë që pritet të shpallen non-grata. I ndodhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Berisha u pyet për deklaratën e bërë prej Ramës, i cili paralajmëroi një tjetër non-grata. Por, kreu i PD-së foli për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe tha se atë që u ka bërë Rama Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund ta bënte vetëm Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Se çfarë thotë ai nuk ka shumë rëndësi, ajo që dua të thëm është se atë që bëri Rama ndaj SHBA-ve mund ta bënte vetëm Lukashenko.

sali berisha seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll