Politike

Berisha: Deripaska, një faktor me rëndësi në Shqipëri, ka marrë para nga taksapaguesit shqiptarë deri në 2022

Ai shtoi se kjo gjë ka ndodhur edhe pse rusi ishte shpallur non-grata nga SHBA-të, që nga viti 2018.

2 Mars 2023, 12:36 Nga F.M
Berisha: Deripaska, një faktor me rëndësi në Shqipëri,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se rusi Oleg Deripaska është një faktor me rëndësi në Nju Jork dhe në Shqipëri. Në deklaratën që bëri jashtë Kuvendit, Berisha tha se Deripaska ka marrë paratë e taksapaguesve shqiptarë, deri në vitin 2022. Ai shtoi se kjo gjë ka ndodhur edhe pse rusi ishte shpallur non-grata nga SHBA-të, që nga viti 2018.

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Ky njeri nuk ndjen përgjegjësinë me minimale ndaj shqiptarëve për autorësinë që ka në superskandalin e këtij shekulli, në Uotergejtin e shekullit të 21-të. Së bashku me McGonigal dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë, mund të them më të përçmuar dhe më të urryer. Foli sikur nuk ka ndodhur asgjë. Bëri leximin e aktakuzës sipas tij, duke arritur deri aty që të thotë se kjo që thotë gjykata amerikane, nuk është e vërtetë, ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo komunikim, çdo bisedë që ky ka bërë, edhe ministrat e tij. Kjo është një çështje që ky kërkon ta mbyllë me teori boshe. Krijimi i komisionit hetimor parlamentar është themelor. Ka kryer veprimtari kriminale së bashku me McGonigal. Ka një lidhje tjetër, të pamohueshme dhe kjo lidhje është Deripaska. Deri në vitin 2018 është sanksionuar në SHBA, por në Tiranë deri në vitin 2020 ka marrë pagesa të rregullta për të gjitha kompanitë e tij të shumta në katër anët e vendit. Janë pagesa nga ente shtetërore. A e lidhi McGonigal, Ramën me Deripaskën, kjo duhet hetuar. Por faktori Deripaska nuk është vetëm në Nju Jork, por edhe në Shqipëri. Atij i janë disbursuar para të taksapaguesve shqiptare deri në fund të vitit 2022.

sali berisha

Sondazh

Poll