Politike

Balla: Ka prova që janë paguar para ruse nga PD për lobim në SHBA

Balla tha se ka "prova" që këto para janë ruse

2 Mars 2023, 12:31 Nga f.g
Balla: Ka prova që janë paguar para ruse nga PD për lobim në
Taulant Balla, PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi opozitën se mori 500 mijë dollarë për të hedhur baltë mbi Shqipërinë në SHBA. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se ka "prova" që këto para janë ruse. “Ka prova që janë paguar dhe kur doli zotëria që tha këto para i mblodha nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, rezultoi se këto para janë rusë. Ju me ato para u munduat të bënit pis Shqipërinë”, tha ndër të tjera Taulant Balla, duke shtuar: “Kemi një audio të re, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë. Është publikuar më në fund materiali audio, një natë më parë nga një gazetar investigativ. Jua zbardh unë. Dashmir, thotë komendati i Gardës, gati për zjarr ushtarak. Nëse do hyjnë brenda do hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar. Bën thirrje me altoporlant, largohu nga hyrja thërret Dashamiri dhe bëhen gati. Mbani armët në dorë, kur t’ju them unë, qëlloni në trup. Nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që Komandanti i Gardës së Republikës sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që po protestonte në shesh. Në këtë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i një tjetri. Me çfarë, me një zjarr luftarak. Zjarri luftarak nuk ka lidhje me priotestën, mund ta bësh në Afganistan, apo ku të duash. ”

Edhe kryeministri Edi Rama foli për dëshminë e një shtetasi rus që ka pranuar se ka financuar Partinë Demokratike./Dosja.al

taulant balla seanca plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll