Politike

“Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra”/ Vokshi: Qeverisja e gjatë e Edi Ramës është histori abuzimi e përfitimi

Gjatë seancës së sotme, Vokshi akuzoi qeverinë se po mundohet të kontrollojë vendimet e gjykatës.

2 Mars 2023, 14:23 Nga A.B
“Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra”/ Vokshi: Qeverisja e gjatë
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit foli për çështjen e logos së PD. Gjatë seancës së sotme, Vokshi akuzoi qeverinë se po mundohet të kontrollojë vendimet e gjykatës. Vokshi është shprehur se qeverisja e gjatë e Edi Ramës, fillimisht në Bashkinë Tiranë e tani në qeveri, është histori abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik, financiar personal

“Larg duart nga PD. Po mundoheni të kontrolloni vendimet e Gjykatës për opozitën. Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra. Lakmia ka thënë ‘Le Mont’ ishte dhe fundi i McGonigal që do të jetë dhe i Ramës. Ai sot është në burg, edhe Ramën ky fund e pret. E nisim me ngritjen e sistemit të 20% që e ka çuar në 80-90%. Marrëdhënia e Ramës me McGonigal e Ramën është korruptive. Arritja kryesore e qeverisë për 9 vite është shpopullimi. 4000% është rritur numri I shqiptarëve që kanë emigruar me varka. Pse ikin? Se s’ka qeveri. Ikin sepse zgjedhjet blihen, kërcënohen nga patronazhistët dhe tani për perfeksionuar nga Aktiv1sti. Ikin sepse nuk ka siguri në Shqipëri. Dje u vranë 3 gra dhe u plagosën tret të tjera. Masakra mund të ishte shmangur. Shteti ka rënë dhe siguria ndaj grave ka rënë. E ca bënte kryeministri dje? Nxirrte foto nga Italia, në vend që të jepte një mesazh ngushëllimi”, tha Vokshi.

albana vokshi seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll