Politike

Berisha fut në lojë Gabriel Escobar: Mezi priste Lulin në Uashington, s'i zbërthej dot, por bënë gjithçka që të mbetej Basha në krye të PD

Ai kujtoi dhe deklaratën e Escobar që thoshte se mezi e priste Bashën në Uashington, por shtoi se nuk ishte në gjendje të zbërthente të gjitha lojërat e tyre. 

2 Mars 2023, 12:30 Nga F.M
Berisha fut në lojë Gabriel Escobar: Mezi priste Lulin në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka futur në 'lojë' dhe të dërguarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar. Teksa fliste jashtë Kuvendit, Berisha tha se si Escobar ashtu edhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim donin që në krye të Partisë Demokratike të mbetej Lulzim Basha. Ai kujtoi dhe deklaratën e Escobar që thoshte se mezi e priste Bashën në Uashington, por shtoi se nuk ishte në gjendje të zbërthente të gjitha lojërat e tyre. 

Deklarata e Sali Berishës: 

Rama tregon se çfarë formimi ka. Rama ka akuzuar, ka dërguar në prokurori Lulzim Bashës për larje parash dhe i ka mbyllur dosjen. Sipas ligjit në Shqipëri, Basha do dënohej për 6 vite. Asnjë akuzë në dosje nuk ekziston për para ruse sepse Ramës i interesonte pengmarrja. Kjo ka një anë tjetër të zezë. Raporti i shërbimit të inteligjencës, ky thotë CIA, thotë që PD-ja ka marrë para nga rusët. Donald Lu solli dosjen, është bërë pblike, shtroni pyetjetn, si ka mundësi që guvernatorja Kim bëri gjithçka për të mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD-së? Si ka mundësi që këtu erdhi më datë 9 dhjetor 2021 Escobar, zyrtar shumë i lartë i SHBA-ve dhe tha se mezi pres Lulin në Uashington? Çfarë lojërash luheshin këtu? Nuk jam në gjendje t'i zbërthej, por di që pavarësisht akuzave që ishin mbi Bashën, u bë gjithçka që Basha të mbetej në krye të PD-së dhe të largohej Berisha që kurrsesi s'do ndiqte lojën e Ramës dhe të rusëve. 

sali berisha seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll