Politike

Berisha: Erion Veliaj është një nga më kryesorët në aferën e gjobëvënies dhe blacklist-imit, një nga viktimat ishte Ylli Ndroqi

Kreu i PD-së shtoi se Veliaj bashkëpunonte me McGonigal dhe rregullonin letrat e mashtronin autoritetet për të shpallur persona të ndryshëm non-grata. 

2 Mars 2023, 12:44 Nga F.M
Berisha: Erion Veliaj është një nga më kryesorët
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përmendur kryebashkiakun Erion Veliaj si personin që bënte listat e të shpallurve 'non grata'. Teksa fliste jashtë Kuvendit, Berisha tha se një prej viktimave ka qenë edhe biznesmeni Ylli Ndroqi. Kreu i PD-së shtoi se Veliaj bashkëpunonte me McGonigal dhe rregullonin letrat e mashtronin autoritetet për të shpallur persona të ndryshëm non-grata. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Erion Veliaj është një nga më kryesorët në aferën e gjobëvënies dhe blacklistimit. Merrni rastin e Ylli Ndroqit. Muaj, në mos vite, përpara se të shpallej nongrata, Veliaj shkruante se do e shpallim non grata. E keni në të gjitha mediat të publikuar. Kjo do të thotë se ky gjobëvënës bashkëpunonte me ekipin McGonigal, rregullonin letra dhe mashtronin autoritetet. Pra, komisioni hetimor parlamentar është jetik për të zbardhur të gjithë aspektet e kësaj afere nga më mafiozet në historinë e vendit.

erion veliaj sali berisha seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll