Bota

S'ka ngelur asgjë veç gërmadhave nga përplasja fatale, familjarët kërkojnë të dëshpëruar trupat e pajetë të fëmijëve të tyre

Familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimave presin me dëshpërim të tërheqin trupin e pajetë të fëmijëve për t'u dhënë atyre lamtumirën e tyre.

2 Mars 2023, 12:50 Nga a.l
S'ka ngelur asgjë veç gërmadhave nga përplasja
Viktimat e aksidentit tragjik në Larisa

GREQI- Në hekurudhën e Larisës aty ku 47 persona humbën jetën tragjikisht nga përplasja e dy trenave, nuk ka ngelur gjë tjetër veç gërmallave. Familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimave presin me dëshpërim të tërheqin trupin e pajetë të fëmijëve për t'u dhënë atyre lamtumirën e tyre. Por identifikimi i viktimave është bërë më i vështirë për ekspertët pasi përplasja mes trenave ka shkrumbuar pjesën më të madhe të vagonave ku ndoodheshin pasagjerët, shumë prej të cilëve studentë, shkruan Protothema.gr. 

Të zhdukurit e Tempes, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë të vegjël, nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete nga aksidenti i tmerrshëm që tronditi vendin dhe mbarë botën. Mes tyre Anastasios, Ifigenia, Agapi, Vaios e shumë të tjerë, fytyrat dhe emrat e të cilëve u shpërndanë nga të afërmit e tyre në rrjetet sociale dhe mediat, janë përpjekur të gjejnë informacion lidhur me ta, por shpresat që të kenë mbijetuar janë të pakta.  Në përfundim të procesit trupat do t'u dorëzohen familjarëve të tyre. Në të njëjtën kohë vijojnë kërkimet dhe identifikimi i personave të tjerë të zhdukur apo që kanë humbur jetën në aksidentin e trenit në Tempi.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll