Bota

Pak minuta para tragjedisë/ ZBULOHET sinjali i stacionistit: Kaloni nga drita e kuqe e daljes

Mediat greke kanë zbuluar sinjalin që rezultoi fatal për kursin e trenit dhe çoi në vdekjen e të paktën 40 personave.

1 Mars 2023, 15:31 Nga a.l
Pak minuta para tragjedisë/ ZBULOHET sinjali i stacionistit: Kaloni nga
Sinjali para aksidentit

GREQI- Nëntë fjalë, aq sa urdhri i dhënë nga mjeshtri i stacionit të Larisës për drejtuesin e trenit të pasagjerëve 'Intercity 62', duket se kanë qenë vendimtare në aksidentin fatal të trenave ndodhur pak pas mesnatës. Mediat greke kanë zbuluar sinjalin që rezultoi fatal për kursin e trenit dhe çoi në vdekjen e të paktën 40 personave.

"LAR - 62 - Kaloni nga drita e kuqe e daljes deri në hyrje të Nei Porit", ishte urdhri i stacionit të Larisës për makinistin e trenit 62 pasi Nei Pori është stacioni i radhës pas atij të Larisës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll