Bota

Tragjedia në Greqi/ Flamujt në Bruksel ulen në gjysmështizë

Për të bërë homazhe për viktimat, flamujt e BE-së dhe Greqisë janë gjysmështirë përpara ndërtesës së Parlamentit Evropian në Bruksel.

1 Mars 2023, 14:20 Nga I.A
Tragjedia në Greqi/ Flamujt në Bruksel ulen në
Flamujt ne gjysmështizë

BRUKSEL- Më 28 shkurt 2023, një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në Thesali të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave dhe plagosjen e rreth 85 të tjerëve. Për të bërë homazhe për viktimat, flamujt e BE-së dhe Greqisë janë gjysmështirë përpara ndërtesës së Parlamentit Evropian në Bruksel.

Zëvendëspresidenti grek i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha se flamujt në të gjitha ndërtesat e BE-së do të jenë në gjysmështizë në kujtim të viktimave të tragjedisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll