Bota

Abazoviç takon Kurtin, ofron mbështetje për zgjidhje të përhershme për rajonin

Teksa ka njoftuar për takimin, Abazoviç ka zbuluar se me Kurtin ka biseduar për lidhjet mes Kosovës dhe Malit të Zi në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

1 Mars 2023, 15:19 Nga a.l
Abazoviç takon Kurtin, ofron mbështetje për zgjidhje të
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka ofruar mbështetjen e plotë për zgjidhje të përhershme në rajon. Teksa ka njoftuar për takimin, Abazoviç ka zbuluar se me Kurtin ka biseduar për lidhjet mes Kosovës dhe Malit të Zi në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për zgjidhje të përhershme për rajonin. Sot fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për lidhjet tona të mira në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar ai në Facebook.

albin kurti dritan abazoviç

Sondazh

Poll