Bota

Tragjedia në Greqi, dëshmitarët: Gjak dhe zjarr kudo, nxorëm aq njerëz sa mundëm

Ai deklaroi se fillimisht përplasja iu duk i tërmet dhe se u alarmuan që të gjithë.

1 Mars 2023, 13:51 Nga I.A
Tragjedia në Greqi, dëshmitarët: Gjak dhe zjarr kudo, nxorëm
Trenat

GREQI- Një pasagjer në trenin e udhëtarëve në Greqi tregoi për mediat traumën e përjetuar pas përplasjes me një tren mallrash. Ai deklaroi se fillimisht përplasja iu duk i tërmet dhe se u alarmuan që të gjithë.

“Isha në vagonin 6 dhe u duk si tërmet. Kështu e ndjemë. Në vagonin tim ishte një grua e cila ishte çarë në vetull, por asgjë serioze. Pastaj, me disa persona të tjerë, u përpoqëm që të nxirrnim jashtë shumicën e pasagjerëve, më së shumti gra dhe të moshuar,” tha ai.

I riu tha se e kishte pushtuar ankthi dhe as nuk mund të përshkruante atë që kishte përjetuar.

Çfarë mund t’ju them, gjak, më ka pushtuar ankthi, nuk mundem as të flas. Gjërat ishin tragjike. Vagoni 2 u përplas, aty ku ndodhet kafeneja, ku edhe duhet të ketë më shumë viktima, por nuk mund t’i afroheshe. Ishte në zjarr, plot me flakë. U mundova të futem nën disa mbetje, por nuk mund të merrje frymë, nuk mund të futeshe dot,” tregoi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll