Bota

Tragjedia në Greqi/ Kaos në ambientet e spitalit, të afërmit e viktimave në pritje të identifikimit të tyre

Çdo prind apo i afërm që dëgjon emrin e personit të vet, e informon se në cilin spital e kanë çuar.

28 Shkurt 2023, 16:00 Nga a.l
Tragjedia në Greqi/ Kaos në ambientet e spitalit, të afërmit
Spitali në Larisa

GREQI- Të afërmit e viktimave dhe të plagosurve nga përplasja fatale e dy trenave në Larisa janë mbledhur pranë Spitalit të përgjithshëm për të mësuar për fatin e më të dashurve të tyre, pas aksidentit tragjik. Çdo prind apo i afërm që dëgjon emrin e personit të vet, e informon se në cilin spital e kanë çuar. Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk dëgjojnë thirrjet e fëmijës së tyre dhe hyjnë në procesin e pakëndshëm të dhënies së çdo informacioni që mund të jetë i dobishëm, si ngjyra e flokëve, por edhe lloji i rrobave dhe këpucëve që mund të ketë veshur në udhëtimin fatal. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll