Bota

Tragjedia në Greqi/ Ministri i Infrastrukturës jep dorëheqjen: E ndjeva si detyrë, si një shenjë minimale respekti për kujtimin e viktimave

Në një deklaratë për shtyp ai u shpreh se dorëheqja e tij ishte diçka që ai e ndjente si detyrë, si një shenjë respekti për kujtimin viktimave. 

1 Mars 2023, 15:22 Nga a.l
Tragjedia në Greqi/ Ministri i Infrastrukturës jep dorëheqjen: E
Kostas

GREQI- Kostas Karamanlis njoftoi dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, pas aksidentit tragjik të shënuar mëngjesin e sotëm në Larisa të Greqisë. Në një deklaratë për shtyp ai u shpreh se dorëheqja e tij ishte diçka që ai e ndjente si detyrë, si një shenjë respekti për kujtimin viktimave. 

“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht. Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t'i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek. Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll