Bota

Tragjedia në Greqi, Merret vendimi: Funeralin për viktimave do ta paguajë shteti

Ai hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festimeve publike.

1 Mars 2023, 13:06 Nga I.A
Tragjedia në Greqi, Merret vendimi: Funeralin për viktimave do ta
Pamje nga tragjedia

GREQI- Ministrat e Brendshëm dhe të Financave Makis Voridis dhe Christos Staikouras vendosën që funeralet e viktimave të bëhen me shpenzim publik. Me vendim të kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, është shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Tempe me të paktën 38 të vdekur. Ai hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festimeve publike.

Në shenjë zie, shteti vendos në disa raste mbylljen e shërbimeve publike apo shkollave, valimin e flamujve në gjysmështizë për një ose më shumë ditë (në këtë rast për tre ditë) dhe pezullimin e festimeve publike. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi makis voridis christos staikouras

Sondazh

Poll