Bota

Tragjedia me 40 të vdekur në Greqi/ Papa Françesku: Lutem për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tronditëse

Kardinali Ministri i Punëve të Jashtme Pietro Parolin tha në një deklaratë për shtyp se Papa ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet që janë të pikëlluar për të dashurit e tyre. 

1 Mars 2023, 14:34 Nga a.l
Tragjedia me 40 të vdekur në Greqi/ Papa Françesku: Lutem
Papa Françesku

GREQI- Papa Françesku ka shprehur dhimbjen për aksidentin fatal të shënuar pak, pas mesnatës në Larisa të Greqisë. Kardinali Ministri i Punëve të Jashtme Pietro Parolin tha në një deklaratë për shtyp se Papa ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet që janë të pikëlluar për të dashurit e tyre. 

Duke i besuar shpirtrat e të ndjerëve në mëshirën e dashur të Zotit të plotfuqishëm, Papa shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjet që janë në pikëllim për të dashurit e tyre. Të lënduarve, punonjësve të shërbimit emergjent dhe të gjithë atyre që ofrojnë ndihmë, Shkëlqesia e Tij u dërgon bekimin e tij për angazhimin dhe solidaritetin e tyre”, tha ai. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll