Sport

Disiplina e ‘skuq’ mirë Mourinhon: trajneri dënohet me dy ndeshje dhe 10 mijë euro...

Trajneri portugez i Romës do të mungojë në ndeshjet e verdhekuqve ndaj Juventusit dhe Sassuolos

1 Mars 2023, 14:57 Nga DOSJA

Disiplina e ‘skuq’ mirë Mourinhon: trajneri dënohet me dy

ITALI - Skualifikim me dy ndeshje për Josè Mourinhon dhe një gjobë me 10 mijë euro. Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv të Serisë A, pas përjashtimit të trajnerit të Romës, dje në ndeshjen ndaj Cremoneses. Trajneri i verdhekuqve e ‘paguan’ përplasjen me gjyqtarin e katërt Serra: ai nuk do të jetë në pankinë ndaj Juventusit dhe Sassuolos.

Gjyqtari sportiv i Serisë A, Gerardo Mastrandrea, e zyrtarizoi dënimin me dy ndeshje, duke e motivuar atë me "kundërshtimin e ashpër dhe të përsëritur ndaj vendimeve të arbitrazhit", gjeste këto të përsëritura deri në momentin e përjashtimit, si dhe adresimin e shprehjeve të rënda fyese për gjyqtarin e katërt, Serra, të cilave i shtohet edhe hyrja e pa autorizuar në dhomën e zhveshjes së arbitrave.

Disiplina e ‘skuq’ mirë Mourinhon: trajneri dënohet me dy

Pasi mësoi vendimin e gjyqtarit sportiv për skualifikimin e Mourinhos për dy ndeshje, klubi Roma do të vazhdojë të bëjë një apel për të mbrojtur trajnerin e tyre në çdo mënyrë, duke e cilësuar dëmin e shkaktuar në skuadër, dhe mbi të gjitha ndaj trajnerit, të tepërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll