Sport

Bastet sportive/ Sulmuesi i Brentfordit e pranon akuzën, rrezikon ndëshkim të rëndë

Sulmuesi anglez 26-vjeçar Ivan Toney, pritet që së shpejti, t'i nënshtrohet një seance dëgjimore në FA

1 Mars 2023, 12:10 Nga DOSJA
Bastet sportive/ Sulmuesi i Brentfordit e pranon akuzën, rrezikon

ANGLI - Sipas lajmeve, këtë të martë, të gazetës angleze ‘Daily Mail’, Ivan Toney, sulmuesi i Brentford, u deklarua fajtor për përfshirje në baste sportive, pasi u bë objekt i një hetimi nga Federata Angleze e Futbollit (FA), të bazuar në 262 akuza.

Sulmuesi anglez 26-vjeçar pritet që së shpejti t'i nënshtrohet një seance dëgjimore në FA, e cila pritet ta ndëshkojë me një pezullim prej disa muajsh, për të filluar ndëshkimin para përfundimit të sezonit, kështu që ai mund të as të luajë më deri në fund të sezonit.

Duhet mbajtur mend, se më herët, Joey Barton, ish-mesfushori anglez, u dënua me 18 muaj (dënimi më vonë u reduktua në 13 muaj), për shkak të 1260 akuzave për përfshirje në baste sportive, dhe sipas asaj gazete, sulmuesi i Brentford tashmë nuk e vë në dyshim pezullimin e mundshëm, por nuk do ta kundërshtojë dënimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll