Sport

Vëllezërit Glazers synojnë 6 miliardë, që të dorëzojë ‘çelësat’ e Manchester Unitet...

Familja Glazers është e vendosur të sigurojnë një çmim më të lartë për Manchester United sesa ofertat fillestare të Sheikh Jassim bin Hamad al Thani dhe Sir Jim Ratcliffe, të cilët kishin paraqitur një maksimum prej 4.5 miliardë paundë.

1 Mars 2023, 12:51 Nga DOSJA
Vëllezërit Glazers synojnë 6 miliardë, që të

ANGLI - Pronarët e Manchester United mund të kenë shprehur fillimisht dëshirën për të shitur klubin deri në fund të marsit, por aktualisht, ata nuk duket të jenë të kënaqur me ofertat financiare që janë dorëzuar.

Ofertat nga Al Thani, përmes Fondacionit Nine Two të Katarit, dhe Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë dhe pronari i Ineos, u dorëzuan më pak se dy javë më parë.

Mes gjashtë vëllezërve Glazer ka... pavendosmëri sepse secili ka qëllimet e veta, por shitja ende po konsiderohet seriozisht nga familja në tërësi.

Çmimi që ka vendosur familja amerikane është më afër 6 miliardë paund, por ata mund të pranojnë një ofertë ndërmjet asaj dhe ofertave ekzistuese. Dëshira e familjes, megjithatë, është që çdo marrëveshje të arrihet brenda muajit të ardhshëm, me synim që shitja përfundimtare të mbyllet deri në fund të sezonit siç duken gjërat...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll