Sport

Ai dhe Vinicius si "The Beasts", Benzema shigjeton FIFA-n për çmimet 'The Best'

Sulmuesi francez ndau një foto me Vinicius si "The Beasts" (The Beasts) dhe publikoi një imazh me të gjitha sukseset e tij të vitit të kaluar.

1 Mars 2023, 07:42 Nga DOSJA

Ai dhe Vinicius si "The Beasts", Benzema shigjeton FIFA-n për

SPANJE - Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka postuar një mesazh në lidhje me çmimet “The Best” të FIFA-s, të cilin e ka ndarë me mbi 66.6 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Lojtari francez ka publikuar në ‘stories’ e tij në Instagram një imazh me të gjithë titujt, trofetë, që ka arritur me Real Madridin dhe me skuadrën franceze në periudhën kohore që po analizonin “The Best FIFA 2022 Awards” për të dhënë çmimet e tyre dhe në të cilën, ai theksoi 63 golat dhe 21 asistimet e tij .

Ai dhe Vinicius si "The Beasts", Benzema shigjeton FIFA-n për

Leo Messi ishte fituesi i çmimit “FIFA The Best Award” për më të mirët e vitit 2022. Karim Benzema dhe Kylian Mbappé shoqëruan argjentinasin në atë podium hipotetik. Benzema “Topi i Artë” i fundit, nuk e harroi shokun e tij të skuadrës Vinicius Jr., i cili edhe pse ishte një nga futbollistët më të spikatur në botë në muajt e fundit, nuk u rendit në 11-shen ideale sipas çmimeve 'The Best'.

Ai dhe Vinicius si "The Beasts", Benzema shigjeton FIFA-n për

Sulmuesi francez ndau një foto me Vinicius si "The Beasts" (The Beasts). Dhe menjëherë pas kësaj, Benzema ka uruar “natën e mirë” për të gjithë ndjekësit e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll