Sport

Një ish-futbollist rrëfen vrasjen makabre të një gangsteri: e rrahu për vdekje dhe e hodhi trupin e tij në liqenin e Gjenevës...

Ai u përpoq ta varroste pa sukses, kështu që e futi në një thes dhe e la në bagazhin e makinës së tij për dy ose tre ditë, para se ta hidhte trupin e tij në ujë.

1 Mars 2023, 10:47 Nga DOSJA
Një ish-futbollist rrëfen vrasjen makabre të një gangsteri:

ZVICER - Gazeta Tribune de Genève publikon lajmin se një futbollist, i cili debutoi në divizionin e dytë të Francës dhe luajti për Lancy FC dhe FC Aigle në Zvicër, ka rrëfyer se ka vrarë një mafioz 44-vjeçar. Ish-futbollisti, emri i të cilit nuk jepet nga gazeta zvicerane, ka treguar se e hodhi trupin e mafiozit në liqenin e Gjenevës .

Një vrasje për trafik droge dhe borxhe…

Në deklaratën e tij, futbollisti zviceran, shpjegon se më 16 qershor 2018 do të merrte drogë në Spanjë, por se në atë operacion trafiku droge, përfundoi duke u sulmuar për vdekje një bos të krimit të organizuar, me shkop bejsbolli për një histori pagimi të borxheve.

Vrasja ka ndodhur, sipas versionit të ish-mesfushorit mbrojtës, në bodrumin e shtëpisë së prindërve të tij në Lion. Pas vrasjes ai u përpoq të varroste trupin pa sukses, kështu që e futi në një thes gjumi dhe e la në bagazhin e makinës së tij për dy ose tre ditë, përpara se të nisej për në kanalin Noville, për të lundruar për dy orë me kajak për të hedhur trupin e mafiozit që peshonte 50 kilogramë në fund të liqenit të Gjenevës.

Ish-futbollisti do të gjykohet në Lyon…

Shtypi francez raporton, se pas një sërë kërkimesh të pasuksesshme dhe një rindërtimi gjyqësor të anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid, drejtësia ka vendosur të përfundojë hetimin për vrasjen e dyshuar.

Krimi i dyshuar, kufoma nuk është gjetur, do të gjykohet nga 9 deri më 12 maj në Gjykatën Penale të Lionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll