Sport

“Kur Cristiano dhe Messi të mos jenë më, do ta kuptojmë atë që na kanë dhënë”... (video)

Arsene Wenger ka refuzuar të zgjedhë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në debatin, se cili është më i madhi i të gjitha kohërave, por ai i ka dhënë përgjigjen perfekte pyetjes.

1 Mars 2023, 13:10 Nga DOSJA
“Kur Cristiano dhe Messi të mos jenë më, do ta

FRANCE - Lionel Messi mori çmimin “The Best” të FIFA-s të hënën në mbrëmje, pasi u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2022. Vlerësimi individual erdhi pas fitores së Kupës së Botës me Argjentinën, me ‘Pleshtin’ që në Katar mori edhe të vetmin trofe që mungonte në koleksionin e tij. 

Ndoshta në fund të vitit, kapiteni i “Alpiceleste” dhe superylli i Paris Saint-Germain, mund të fitojë edhe “Topin e Artë” të tetë, duke ia kaluar me tre të tillë rivalit të tij Cristiano Ronaldo.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, teksa u pyet, se cili prej tyre ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe refuzoi të jepte një përgjigje specifike, duke thënë se të dy dëshmuan se sa i madh mund të jetë sporti.

“Kur të mos jenë më aty, ne do ta kuptojmë atë që na kanë dhënë të dy”,- tha trajneri francez. “Unë gjithmonë refuzoj t'i krashasoj ata, sepse janë dy lojtarë të ndryshëm.  Lojtarë krejtësisht të ndryshëm, por dy lojtarë të jashtëzakonshëm që i kanë treguar botës për 15 vjet se sa i madh mund të jetë futbolli”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll