Sport

Presidenti i Corinthians, ironizon ish-trajnerin e tij: "Zoti gjithmonë i ndëshkon"...

1 Mars 2023, 11:44 Nga DOSJA

Presidenti i Corinthians, ironizon ish-trajnerin e tij: "Zoti

BRAZIL - Flamengo, që drejtohet nga trajneri portugez Vítor Pereira, u mposht herët këtë të mërkurë në finalen e Superkupës së Amerikës së Jugut, me penallti (4-5), ndaj skuadrës ekuadoriane Independiente Del Valle. Dy ndeshjet e mëparshme kishin përfunduar nga 1-0, kështu që përcaktuar skuadrën fituese, u nevojitën penalltitë.

Por humbja e Flamengos së Vítor Pereiras në Superkupën e Amerikës së Jugut u prit me ironi nga Andrés Sanchez, presidenti i Corinthians, i cili nuk ka harruar mënyrën sesi trajneri portugez u largua nga Timão.

“Njerëzit me natyrë të keqe, Zoti gjithmonë i ndëshkon”,- ka shkruar në Twitter ish-drejtuesi i klubit të São Paulo.

Presidenti i Corinthians, ironizon ish-trajnerin e tij: "Zoti

Vlen të kujtohet se Vitor Pereira nuk e rinovoi kontratën me Corinthians, duke pretenduar probleme personale, duke përfunduar dhe firmosur pas pak me skuadrën e Flamengos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll