Sport

Tragjedi në Spanjë! Ish-futbollisti Pelayo Novo u godit nga një tren në Oviedo…

Për momentin, As raporton lajmin pa dhënë detaje, pasi nuk dihet nëse ka qenë një gjest vetvrasjeje apo një aksident.

1 Mars 2023, 10:20 Nga DOSJA

Tragjedi në Spanjë! Ish-futbollisti Pelayo Novo u godit nga një

SPANJE - Tragjedi në sportin spanjoll. Pelayo Novo Garcia, një ish-lojtar nga Elche, Albacete dhe Oviedo, vdiq në moshën 32 vjeçare, pasi u godit nga një tren në linjën që mbulonte seksionin Oviedo-Siero. 

Për momentin, As raporton lajmin pa dhënë detaje, pasi nuk dihet nëse ka qenë një gjest vetvrasjeje apo një aksident.

Novo, pesë vite më parë, pësoi një rënie nga kati i tretë i hotelit, ku qëndronte skuadra e Albacete, duke pësuar disa fraktura. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Zaragozës, ku iu nënshtrua një operacioni. 

Tragjedi në Spanjë! Ish-futbollisti Pelayo Novo u godit nga një

Pas atij aksidenti, ai humbi përdorimin e këmbëve dhe mbeti i paralizuar (dëmtim i shtyllës kurrizore) dhe u bë një atlet tenisi në karrige me rrota.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll