Bota

Tragjedia në Greqi, ministri me lot në sy: Po bëjmë çmos të shpëtojmë sa më shumë njerëz, kjo është një ditë e trishtë

Ai tha se su shprehin ngushëllimet familjarëve që kanë humbur njerëz.

1 Mars 2023, 11:27 Nga F.M
Tragjedia në Greqi, ministri me lot në sy: Po bëjmë
Ministri Kostas Karamanlis

GREQI- Ministri i Transporteve në Greqi është shfaqur i përlotur para kamerave teksa fliste për tragjedinë e ndodhur pas përplasjes së dy trenave. Kostas Karamanlis u shpreh për mediat se autoritetet po bëjnë ç’është e mundur që të shpëtojnë sa më shumë njerëz.

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos fshirë asgjë nën qilim. Është një ditë e trishtuar. Të gjithë ne që kemi qenë këtu shprehim dhimbje dhe pikëllim, skenat janë tronditëse. Mendimet e të gjithëve janë me viktimat dhe familjet e tyre. Është një operacion shumë i vështirë kërkim-shpëtimi. Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave. Do të hetojmë me seriozitetin dhe transparencën më të madhe shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. Çfarëdo që të themi tani do të jetë e parakohshme dhe në thelb në këtë mënyrë ne përdhosim njerëzit që po humbasim. Le të qëndrojmë të gjithë të qetë dhe t'i përmbahemi asaj. Do të bëjmë gjithçka që të mos fshijmë asgjë nën tapet,”- tha ministri ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

kostas karamanlis tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll