Bota

Bola Tinubu fiton në garën presidenciale në Nigeri, sfidat që e presin 'kumbarin' më të pasur të vendit

Bola Tinubu fiton zgjedhjet presidenciale të Nigerisë kundër Atiku Abubakar dhe Peter Obi

1 Mars 2023, 10:44 Nga f.g
Bola Tinubu fiton në garën presidenciale në Nigeri, sfidat
Bola Tinubu, presidenti i ri i Nigerise

NIGERI- Kandidati i partisë në pushtet Bola Tinubu është shpallur fitues i zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të Nigerisë. Politikani veteran 70-vjeçar mori 37% të votave, tregojnë rezultatet zyrtare. Rivali i tij kryesor, Atiku Abubakar, mori 29%, dhe laburisti Peter Obi 25%. Partitë rivale i kishin kundërshtuar zgjedhjet më herët duke i quajtur "mashtrim" dhe duke kërkuar rivotim. BBC shkruan se Tinubu është një nga politikanët më të pasur të Nigerisë dhe e bazoi fushatën e tij në të dhënat për rindërtimin e Lagos në kohën kur ishte guvernator.  Tinubu fitoi shumicë në vendlindjen në jug-perëndim, ku ai njihet si "kumbari politik". Fushata e tij drejtohej nga slogani “Është radha ime”.

"Shfrytëzoj rastin t'u bëj thirrje kolegëve të mi në garë që të na lejojnë të bashkohemi. Ky është i vetmi komb që kemi. Është një vend dhe ne duhet ta ndërtojmë së bashku," tha ai në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Ai tha se ata kishin të drejtë të kundërshtonin rezultatet në gjykatë, por tha se gabimet në zgjedhje "ishin relativisht të pakta në numër dhe nuk do të mund të ndikonin në rezultat".

Zgjedhjet erdhën pas dorëheqjes së presidentit Muhammadu Buhari që po largohet pas dy mandatesh. Vendi është në një stanjacion ekonomik dhe pasiguri, me një kryengritje islamike në veri-lindje dhe krizë rrëmbimesh dhe sulme separatiste në jug. Tinubu tani ka detyrën për të zgjidhur këto probleme, në vendin më të populluar të Afrikës dhe eksportuesin më të madh të naftës.

Pas luftës ndaj sundimit ushtarak, arratisjes dhe themelimit të demokracisë në vitin 1999, Tinubuku ndjen se ai ishte i destinuar për të qenë president.

Ai ishte gjithmonë favoriti për të zëvendësuar Buhari - të cilin ai e ndihmoi të bëhej president - dhe pengesat që ai ka kapërcyer për të arritur këtu do ta bëjnë këtë një fitore edhe më të ëmbël për të.

Ai nuk pritej të fitonte zgjedhjet paraprake të partisë, por megjithatë ai i fitoi. Shumë thanë se vendimi i tij për të shkuar me një musliman tjetër si kandidat do të ishte një pengesë, por kjo nuk ishte./Dosja.al

zgjedhjet presidenciale ne nigeri bola tinubu

Sondazh

Poll