Bota

VIDEO/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë të udhëtarëve nga rrënojat e trenave në Greqi

Bashkë me trupat e kërkim shpëtimit, në terren janë edhe disa qen të trajnuar për operacionet e shpëtimit. 

1 Mars 2023, 10:25 Nga f.g
VIDEO/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë të udhëtarëve nga
Operacioni

GREQI- Disa pamje të publikuara nga mediat greke tregojnë momentet kur forcat e kërkim shpëtimit të stacionuara pranë tunelit të Tempe në Larisa nxjerrin trupat e pajetë të disa prej viktimave nga përplasja e dy trenave. Trupat e tyre nxirren nga rrënojat dhe mbështillen në qese të zeza. Bashkë me trupat e kërkim shpëtimit, në terren janë edhe disa qen të trajnuar për operacionet e shpëtimit. 

Pamjet: 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll