Bota

VIDEO/ Përmasat e një tragjedie! Dalin imazhet e reja nga përplasja e dy trenave në Larisa

Disa imazhe të reja tregojnë përmasat e tragjedisë në afërsi të tunelit të Tempe

1 Mars 2023, 10:12 Nga f.g
VIDEO/ Përmasat e një tragjedie! Dalin imazhet e reja nga
Pamje me dron

GREQI- Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë vazhdon të rritet. Shumica nga 36 viktimat e deritanishme janë studentë dhe të rinj që kishin zgjedhur linjën e trenit Athinë-Selanik për të udhëtuar. Disa imazhe të reja tregojnë përmasat e tragjedisë në afërsi të tunelit të Tempe, ku ndodhi edhe përplasja me trenin e mallrave që rezultoi fatale. 

Pamjet:

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll