Bota

Tragjedia në Larisa/ Perëndimi mesazhe ngushëllimi Greqisë: Jemi me ju, shërim të shpejtë të plagosurve

Kreu i PPE-së, Manfred Weber në mesazhin e tij për aksidentin e trenit në Tempi u ka dërguar ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave.

1 Mars 2023, 10:27 Nga I.A
 
Tragjedia në Larisa/ Perëndimi mesazhe ngushëllimi Greqisë:
Lideret evropian

GREQI- Tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi ka lënë të gjithë botën të shokuar dhe trishtuar. Greqia ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi nga eurodeputetë si dhe krerë të organizatave botërore. 

Kreu i PPE-së, Manfred Weber në mesazhin e tij për aksidentin e trenit në Tempi u ka dërguar ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave.

“I pikëlluar thellësisht nga aksidenti i tmerrshëm i trenit në Greqi. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me popullin grek në këtë kohë pikëllimi” shkruan ëeber.

Kreu i Këshillit Evropian Charles Michel, po ashtu është shprehur i tronditur nga lajmi në mesazhin e tij të ngushëllimit.

“Mendimet e mia janë me popullin e Greqisë këtë mëngjes. Të tronditur nga lajmet dhe pamjet e përplasjes së dy trenave në Tempe. Ngushëllime familjeve të viktimave. Guxim dhe forcë ekipeve të shpëtimit që vazhdojnë punën e tyre të vështirë”, shkruan Michel.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkruan se mendimet e tyre janë me popullin grek pas kësaj tragjedie të madhe. 

“E trishtuar thellësisht nga përplasja e tmerrshme e trenit pranë Larisës në Greqi. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Mirënjohëse për të gjithë shpëtimtarët dhe stafin mjekësor në vendngjarje. Mendimet tona janë me popullin e Greqisë pas kësaj ngjarje tragjike”, shkruan Metsola.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. 

Mendimet e mia janë me njerëzit e Greqisë pas aksidentit të tmerrshëm të trenit që mori kaq shumë jetë mbrëmë pranë Larisës. E gjithë Europa është në zi me ju. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit," shkruan Von der Leyen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll