Bota

Çavusoglu ngushëllon homologun grek për tragjedinë hekurudhore, Dendias: Faleminderit për solidaritetin

Dendias falënderoi Cavusoglu për solidaritetin në këtë moment të vështirë.

1 Mars 2023, 11:18 Nga I.A
Çavusoglu ngushëllon homologun grek për tragjedinë
Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu

GREQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu i shprehu homologut grek Nikos Dendias ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi. Dendias falënderoi Cavusoglu për solidaritetin në këtë moment të vështirë.

Dendias falënderoi homologun e tij për solidaritetin e tij në këtë moment të vështirë”, tha Ministria e Jashtme greke në Twitter.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

mevlut Çavusoglu nikos dendias tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll