Bota

Tragjedia në Greqi, Kosova mesazhe ngushëllimi: Zemrat tona janë me ju

Po ashtu mesazhe ngushëllimi ka dhënë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shkruar se zemrat e tyre janë me popullin grek.

1 Mars 2023, 10:46 Nga I.A
Tragjedia në Greqi, Kosova mesazhe ngushëllimi: Zemrat tona janë
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Greqi ku një tren është aksidentuar duke lënë të vdekur 38 njerëz. Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se populli grek është në lutjet e tyre.

“Është zemërthyer të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu mesazhe ngushëllimi ka dhënë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shkruar se zemrat e tyre janë me popullin grek.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës. Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

albin kurti vjosa osmani tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll