Bota

"Duhet test ADN", mjekja e spitalit në Larisa flet për identifikimin e viktimave: 7 trupa janë karbonizuar totalisht

Për disa nga trupat, për identifikimin e tyre nevojitet testi i ADN-së.

1 Mars 2023, 11:04 Nga f.g
"Duhet test ADN", mjekja e spitalit në Larisa flet për
Rubin Leontari

GREQI- Rubin Leontari, shefja e Shërbimit Mjekësor në Larisa ka folur për jetët e humbura nga përplasja tragjike e dy trenave në afërsi të tunelit të Tempe në Selanik. Në një deklaratë për mediat ajo tha se transferimi i trupave po vazhdon dhe identifikimi ende nuk është bërë. Për disa nga trupat, për identifikimin e tyre nevojitet testi i ADN-së.

"Transferimi i trupave po vazhdon. 7 trupa janë karbonizuar totalisht. Procesi i identifikimit ende nuk ka filluar. Ky është një proces që kërkon kohë. Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së ne mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre”, tha ajo.

Deri më tani, janë konfirmuar 38 viktima nga përplasja fatale. Shumica e viktimave janë të rinj. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

rubin leontari tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll