Politike

Raportimet e veprimtarive publike, KAS vendos sanksione administrative

KAS po shqyrton ankesat për takime në bashkitë Durrës, Berat, Fier dhe Roskovec. 

28 Shkurt 2023, 12:52 Nga f.g
Raportimet e veprimtarive publike, KAS vendos sanksione administrative
KAS

TIRANE- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me ankimimet në bashkitë Roskovec, Durrës, Berat dhe Fier.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi:

1.Rrëzimin e kërkesës nr. 5, për vendosje të sanksionit administrativ për zj. Dhurata Gjoka, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Durrës, pasi aktivitetet e referuara në kërkesë nuk janë aktivitete publike dhe si të tilla nuk ka detyrim për raportim.

2.Pranimin e kërkesës nr. 8 dhe vendosjen e sanksionit administrativ, gjobë në masën 10.000 lekë për zj. Dhurata Gjoka, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Durrës.

3. Pranimin e kërkesave nr. 6 dhe nr. 9, si dhe vendosjen e sanksionit administrativ, gjobë në masën 20.000 lekë për zj. Arisa Toska, Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë Berat.

4.Pranimin e kërkesës nr. 7 dhe vendosjen e sanksionit administrativ, gjobë në masën 10.000 lekë për z. Martin Dodi, Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë Fier.

5.Pranimin e kërkesës nr. 10 dhe vendosjen e sanksionit administrativ, gjobë në masën 5000 lekë për zj. Delina Hoxha, Sekretari i Përgjithshëm në Bashkinë Roskovec. 

kas

Sondazh

Poll