Politike

"Shpopullimi, plagë e madhe", Meta bën thirrje: Mision kombëtar t'i japim fund kësaj drame

Meta shkruan se Shqipëria sot po vuan për shkak të Kryeministrit

28 Shkurt 2023, 11:43 Nga f.g
"Shpopullimi, plagë e madhe", Meta bën thirrje: Mision
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zotohet se është i vendosur që ti jepet fund dramës së shpopullimit të vendit. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Shqipëria sot po vuan për shkak të Kryeministrit ndërsa thotë se është mision kombëtar që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen këtu. 

POSTIMI I PLOTË: 

Shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.
Ne duam dhe jemi të vendosur t'i japim fund dramës së shpopullimit.
Ky është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes.
Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria dhe zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre./Dosja.al

ilir meta shpopullimi i shqiperise

Sondazh

Poll