Sport

Al Khelaifi në telashe, hapen hetime për rrëmbim personi dhe tortura!

Benabderrahmane do të kishte pasur në posedim dokumente të ndjeshme në lidhje me një rast korrupsioni në Kupën e Botës 2022 në Katar.

28 Shkurt 2023, 18:26 Nga DOSJA
Al Khelaifi në telashe, hapen hetime për rrëmbim personi dhe

FRANCE - Lajm i keq për Nasser al-Khelaifi, president i Paris Saint Germai: tre gjyqtarë janë ngarkuar për hetimin e tij mbi bazën e disa akuzave të rënda: rrëmbim dhe torturë , të cilat ai dyshohet se i ka bërë ndaj një lobuesi franko-algjerian, Tayeb Benabderrahmane . Kjo për shkak se Benabderrahmane do të kishte pasur në posedim dokumente të ndjeshme në lidhje me një rast korrupsioni në Kupën e Botës 2022 në Katar .

Pika e kthesës

Historia është e njohur prej disa muajsh, pasi Benabderrahmane e kishte raportuar këtë çështje. Risi e sotme është hapja e një dosjeje dhe hetimi përkatës nga drejtësia pariziene. Sipas raporteve nga L'Équipe, "një hetim gjyqësor u hap në fund të janarit, deklaroi një burim gjyqësor, duke konfirmuar një raport nga Franca në të cilin thuhet e janë emëruar edhe tre hetues".

Faktet sipas atij qe akuzon

"Ne jemi shumë të lumtur që dosja e vërtetë e kësaj historie më në fund po hetohet nga drejtësia franceze," i thanë AFP avokatët e Benabderrahmane, Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar. Në ankesë, klienti i tyre deklaron arrestimin e tij në janar 2020 në Katar, ku ishte zhvendosur tre muaj më parë për të kryer aktivitete lobimi. 

Ai pretendon se u burgos për gjashtë muaj dhe u torturua, më pas u vendos në arrest shtëpie dhe më në fund u lejua të largohej në nëntor të të njëjtit vit, pasi nënshkroi një marrëveshje konfidencialiteti në të cilën ai mori përsipër të mos zbulonte dokumente "të ndjeshme" për presidentin e PSG-së Nasser al- Khelaifi .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll