Sport

Dortmundi gati rinovimin me kapitenin por, me gjysmë rroge!

Mbetet për t’u parë nëse Reus do të sakrifikojë në aspektin financiar dhe të zgjedhë me zemër klubin e Dortmund, teksa për 33-vjeçarin ka oferta edhe nga kampionati amerikan.

28 Shkurt 2023, 17:59 Nga DOSJA
Dortmundi gati rinovimin me kapitenin por, me gjysmë rroge!

GJERMANI - Borussia Dortmund është e gatshme të rinovojë kontratën me Marco Reus. Kapiteni i verdhezinjve tashmë në moshën 33-vjeçare, është në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe synon që të mbetet pjesë e Dortmund.

Sipas asaj që raporton Bild, kontrata e re për sulmuesin pritet të jetë me një kohëzgjatje njëvjeçare, por duke i reduktuar ndjeshëm rrogën aktuale. Për momentin, Reus përfiton 12 milionë euro në sezon, por duke pranuar kontratën e re atëherë kjo shumë do të reduktohej në 6 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse Reus do të sakrifikojë në aspektin financiar dhe të zgjedhë me zemër klubin e Dortmund, teksa për 33-vjeçarin ka oferta edhe nga kampionati amerikan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll