Sport

Roberto Martínez: “Më pëlqen futbolli sulmues, preferoj të fitoj 5-4 sesa 1-0”...

Trajneri i ri i Portugalisë shpjegoi gjithashtu në një seancë pyetje-përgjigje me tifozët, se ai ka vizituar Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite.

28 Shkurt 2023, 17:36 Nga DOSJA

 

Roberto Martínez: “Më pëlqen futbolli sulmues, preferoj

PORTUGALI - Trajneri i ri i Portugalisë, spanjoli Roberto Martínez, deklaroi se nën komandën e tij skuadra portugeze do të jetë "një ekip sulmues", sepse kjo është "mënyra e tij për të kuptuar futbollin".

Martínez iu përgjigj disa pyetjeve të bëra nga tifozët portugez në një video të shpërndarë sot nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF) dhe parashikoi që, me të, Portugalia do të ketë një qëndrim në fushë që është i ndryshëm nga pragmatizmi i paraardhësit të tij, Fernando Santos.

I pyetur nëse preferon të fitojë 5-4 apo 1-0, trajneri i ri i “kuinave” theksoi, se “përgjigjja është e qartë, fitorja 5-4. Me stilin dhe mënyrën time të të kuptuarit të futbollit, më pëlqen të jem një ekip sulmues, të përpiqesh të shënosh gola, duhet të fitosh dhe të luash mirë pa fituar nuk ekziston në futboll”, tha ai.

Për ta bërë këtë, ai është në kërkim të një lojtari, që “mund të luajë mendërisht nën presion”, diçka që ai e konsideron shumë të rëndësishme, sepse “në futbollin ndërkombëtar nuk ka kufi për gabime”.

Sipas Martínez, "të jesh në gjendje të gëzosh atë presion, atë intensitet në një ndeshje të kombëtares, është ajo që e bën një futbollist të rëndësishëm" në një ekip.

“Më jep përshtypjen se futbollisti portugez e ka këtë kapacitet të madh, ai është krijuar për të qenë konkurrues, për të qenë në ngjarjet e mëdha dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se kemi kaq shumë opsione të mira”, tha ai.

Që kur mori detyrën, Roberto Martínez ka udhëtuar nëpër botë për t'u takuar me lojtarët e Portugalisë, nga Arabia Saudite, ku ka qenë me Cristiano Ronaldon, ndër të tjera, deri në Angli, ku ndodhen yje si Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva.

“Tashmë kam pasur rastin të takoj disa lojtarë dhe ka dashuri të madhe për të luajtur në këtë ekip, angazhimi është total (...) është një grup shumë emocionues”,- ka theksuar ai.

Trajneri katalanas theksoi se Portugalia “ishte një projekt i pamundur për të mos qenë pjesë e tij” dhe siguroi se “reputacioni i madh që ka skuadra portugeze në mbarë botën” ishte një nga faktorët që e bëri atë të pranonte ftesën.

Portugalia "është një vend futbolli, që shkon me mënyrën time të jetesës", ku "nga momenti i parë i ditës deri në të fundit, jetohet futbolli",- tha Martínez.

Pasi u largua nga Belgjika pas Kupës së Botës 2022 në Katar, Roberto Martínez, 49 vjeç, mori drejtimin e skuadrës portugeze janarin e kaluar, duke zëvendësuar portugezin Fernando Santos, tani trajner i skuadrës polake.

Ndeshjet e tij të para me "quinas" janë planifikuar për në fund të marsit të ardhshëm, kundër Lihtenshtajnit në Lisbonë dhe një udhëtim në Luksemburg, të dyja kualifikuese për Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll