Sport

Rashford kujton rregullat "strikte" të Van Gaal: "Jam gjobitur çdo të enjte..."

Sulmuesi anglez ka shumë lëvdata për trajnerin holandez, i cili e udhëhoqi atë te Manchester United midis 2014 dhe 2016.

28 Shkurt 2023, 18:08 Nga DOSJA
Rashford kujton rregullat "strikte" të Van Gaal: "Jam

ANGLI - Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, kujtoi në një intervistë për 'Sky Sports' marrëdhënien e tij me Louis van Gaal, trajner që drejtoi ‘Djajtë e Kuq’ midis 2014 dhe 2016, duke kujtuar se holandezi e gjobiste çdo të enjte për një rregull... "i panegociueshëm".

“Më kujtohen gjithmonë të enjtet,- filloi duke thënë anglezi. - Unë gjobitesha çdo të enjte, por ishte diçka që ishte krejtësisht jashtë kontrollit tim. Por gjithsesi, ka të bëjë me llojin e personit që ishte Van Gaal."

"Ai më thoshte se duhej të mbaroja të gjitha punët e kolegjit (para se të shkoja në stërvitje) dhe kjo ishte diçka që ishte e panegociueshme. Por nuk mund të vonohesha as për stërvitje... Kisha vetëm 12 minuta për të shkuar nga fakulteti në trajnim...”,- tregon ai.

Rashford, megjithatë, ka shumë lëvdata për ish-trajnerin e tij, i cili për më tepër luajti një rol thelbësor në stërvitjen e tij. "Ishte niveli i lartë. Në atë kohë po merrja shumë lavdërime dhe vëmendje, por gjëja më e rëndësishme për mua ishin fjalët. Të qenit pjesë e ekipit të parë të Manchester United më bëri të buzëqesh. Kishte ndeshje të vështira. Më kujtohet një me Tottenhamin, ku luajtëm jashtë, ku ai (Van Gaal) më zëvendësoi në pjesën e parë. Të nesërmen biseduam dhe gjithsesi nuk mund të ndaloja së qeshuri”,- përfundoi ai.

Duhet të theksohet se Rashford ka 25 gola dhe nëntë asistime për Manchester United në 38 ndeshje këtë sezon, rekordi i tij më i mirë që nga përfaqësimi i klubit të ‘Djajve të Kuq’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll