Sport

"Gënjeshtar, po, gënjeshtar"! Kështu shkruante Benzema në Instagram, teksa Lionel Messi fitonte çmimin “The Best”...

Kapiteni i Argjentinës, Leo Messi e fitoi këtë çmim për herë të tretë në karrierën e tij.

28 Shkurt 2023, 15:33 Nga DOSJA
"Gënjeshtar, po, gënjeshtar"! Kështu shkruante Benzema

SPANJE - Aktiviteti i Karim Benzema në mediat sociale, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “The Best” të FIFA-s të hënën mbrëma, ngriti vetullat mes shumë njerëzve. Mbrëmë Lionel Messit iu dha çmimi i lakmuar për herë të tretë në karrierën e tij pas një viti të paharrueshëm që përfshinte drejtimin e Argjentinës në fitoren e tretë të Kupës së Botës në Katar.

Messi mundi Kylian Mbappé, bashkëlojtarin e tij në Paris Saint-Germain, dhe Karim Benzema të Real Madridit për çmimin dhe lavdëroi bashkëmoshatarët e tij që e ndihmuan atë për të marrë trofeun në shtëpi.

"Është e mahnitshme,- tha ai. - Është një nder për mua të jem këtu sonte dhe të fitoj këtë çmim. Pa shokët e mi të skuadrës, nuk do të isha këtu. Ishte një vit i mrekullueshëm dhe arrita ëndrrën, që kam shpresuar për kaq shumë kohë".

Pak çaste pas fjalimit, Benzema postoi në historinë e tij në Instagram, duke bërë që shumë njerëz të besojnë, se ai nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin. Sulmuesi francez i madridit, i cili nuk mori pjesë në ceremoni, postoi një video në historinë e tij me mbishkrimin: "Gënjeshtar, po, gënjeshtar". Më pas, ai postoi një mbishkrim poshtë videos, ku shkruhej: “Natën e mirë”.

Sulmuesi i Real Madridit doli i treti në renditje, duke grumbulluar 32 pikë. Mbappé doli i dyti me 44 pikë, ndërsa Messi i pari me 52 pikë. Pavarësisht se fitoi trofeun, Leo Messi në fakt votoi për Benzeman. Ai kishte të drejtë të votonte për çmimin për shkak të statusit të tij si kapiten i Argjentinës.

Krahas Benzemas, 35-vjeçari argjentinas votoi edhe për Neymar (zgjedhja e tij e parë) dhe Mbappé si të dytin. Benzema fitoi titullin e La Ligës dhe trofeun e Champions League sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll